KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

FC Prishtina vazhdon investimet, funksionalizon sallën moderne për konferenca dhe analiza

FC Prishtina vazhdon investimet, funksionalizon sallën moderne për konferenca dhe analiza

FC Prishtina po vazhdon investimet në infrastrukturën e klubit në prag të sezonit të ri, duke funksionalizuar një sallë moderne në qendrën stërvitore në Bërnicë.

Klubi kryeqytetas ka bërë të ditur se po punon vazhdimisht në zhvillimin e qendrës stërvitore, ndërsa investimi më i fundit është krijimi i një hapësire të dedikuar për konferenca për shtyp, analiza të ndeshjeve, takime profesionale dhe mbledhje të ndryshme të klubit.

Salla e re është e pajisur me 60 ulëse, Smart TV dhe pajisje bashkëkohore, duke ofruar kushte moderne për punë dhe organizim në nivel profesional.

Ky investim konsiderohet një tjetër hap i rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës së klubit dhe ngritjen e standardeve të punës në të gjitha nivelet.

Ndërkohë, FC Prishtina ka nisur sezonin me ndryshime të rëndësishme në strukturën sportive. Fillimisht, Malsor Gjonbalaj është emëruar udhëheqës i Këshillit Sportiv, ndërsa Mentor Zhdrella ka marrë detyrën e drejtorit sportiv të klubit.

Po ashtu, drejtimin e skuadrës e ka marrë trajneri Orges Shehi, me klubin që synon të ndërtojë një projekt konkurrues për edicionin e ardhshëm.

Me investimet në infrastrukturë dhe riorganizimin e sektorit sportiv, FC Prishtina po tregon ambicie të qarta për të ngritur nivelin e funksionimit të klubit dhe për të synuar sukseset në sezonin e ri. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.