Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski në një dalje për media tha se pret që deri në fund të muajit të formalizohet rekonstriumi i Qeverisë, duke shtuar se më së voni më 1 korrik emrat e rinj të jenë në Kuvend.
Mickoski foli edhe për takimin e djeshëm me dy bashkëkryetarët e VLEN-it Mexhitin dhe Kasamin i cili tha se takimi është zhvilluar në atmosferë të mirë, duke shtuar se është diskutuar edhe për ndërrimin e disa resorëve, por pa dhënë shumë detaje.
Ai bëri të ditur se sot do të vazhdojë bisedimet me partnerin tjetër të koalicionit qeverisës ZNAM.
Tutje kryeministri tha se shumë shpejt do te mbyllet eshalloni i parë.
