KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

900 minuta për Rodrin deri tash janë shumë: Flick duhet ta menaxhojë lodhjen e yllit të ri të Barcelonës

900 minuta për Rodrin deri tash janë shumë: Flick duhet ta menaxhojë lodhjen e yllit të ri të Barcelonës

Hansi Flick po përballet me një dilemë në menaxhimin e Rodrit, i cili është bërë një prej futbollistëve më të përdorur te Barcelona.

Mesfushori ka regjistruar rreth 900 minuta në fushë, duke u renditur pas vetëm Lamine Yamalit, Joan Garcias dhe Pau Cubarsit për nga minutazhi në ekip.

Sipas Goal, trajneri gjerman e ka trajtuar me kujdes përshtatjen e spanjollit, i cili erdhi në Barcelonë pas një vere të ngarkuar.

Pas triumfit me përfaqësuesen e Spanjës në Kupën e Botës, Rodri kishte pasur pak kohë për pushim dhe njëkohësisht po përballej me probleme në shpinë, për të cilat iu nënshtrua një ndërhyrjeje të vogël.

Për këtë arsye, stafi teknik përgatiti një program të posaçëm për ta rikthyer në gjendjen optimale fizike. Megjithatë, rëndësia e tij në mesfushën e Barcelonës u bë shpejt e dukshme.

Rodri ka luajtur 83 minuta ndaj Feyenoordit, 90 kundër Levantes, 61 ndaj Racingut, nga 90 minuta në ndeshjet me Sevillan dhe Galatasarayn, 71 kundër Getafes dhe 90 në përballjen me Real Betisin.

Këto shifra tregojnë besimin e madh që Flick ka te mesfushori, por edhe ngarkesën që ai po përballon. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.