KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

81 milionë euro për efiçiencë të energjisë, përfitojnë mbi 200 mijë familje

81 milionë euro për efiçiencë të energjisë, përfitojnë mbi 200 mijë familje

Një infuzion financiar prej 81 milionë eurosh ka ndryshuar bilancin energjetik për mijëra shtëpi dhe biznese kosovare. Pakoja për Mbështetje të Energjisë ka arritur të shtrihet te më shumë se 200 mijë familje dhe 154 ndërmarrje, duke u mundësuar atyre izolimin e shtëpive, ndërrimin e dritareve apo instalimin e pajisjeve efiçiente. Megjithatë, ky investim vjen në një kohë kur vendi po përballet me sfida serioze të konsumit të tepërt.

Ministrja e Energjisë dhe Ekonomisë, Artane Rizvanolli, shpjegoi se Kosova ende mbetet mbrapa standardeve evropiane sa i përket kursimit.

“Vetëm gjatë dimrit 2024-2025 I kemi mbështetur 85 familje përmes programit konsumatorët e cenueshëm, ndërsa mbi 20 mijë familje me asistencë social i kemi mbështetur për blerje ne lëndës së parë për ngrohje”, tha Artane Rizvanolli,  ministre e energjisë.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, tha se BE-ja mbetet partnerja më e fortë dhe më e besueshme e Kosovës, si dhe ofruesja më e madhe e ndihmës financiare.

“Pakoja prej 75 milionë eurosh përfaqëson vetëm një pjesë të vogël të më shumë se 3.7 miliardë eurove që BE-ja ka investuar në Kosovë që nga viti 1999, si partnerja më e fortë dhe më e besueshme e Kosovës dhe ofruesja më e madhe e ndihmës financiare”, tha Dirk Schuebel, ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë.

“Përtej shifrave rezultatet e tij maten me mijëra përfitues që sot gëzojnë kushte më të mira banimi, konsum më të ulët të energjisë dhe pagesë më të përballueshme”, tha Njomza Hoxha, drejtoreshë e fondit të Kosovës për eficencë të energjisë.

Ky projekt zgjati dy vjet dhe u financua nga Bashkimi Evropian me 75 milionë euro ndërsa gjashtë milionë euro të tjera janë ndarë nga buxheti i Kosovës. Përmes kësaj pakoje, synimi kryesor ka qenë pikërisht zbutja e këtij disproporcioni. Familjet përfituese kanë arritur të ulin faturat e tyre mujore duke konsumuar më pak rrymë për ngrohje, ndërsa 154 bizneset e përfshira në projekt kanë rritur konkurrueshmërinë në treg përmes kostove më të ulëta operative. Zyrtarët shëndetësorë dhe ekonomikë vlerësojnë se këto masa jo vetëm që ruajnë xhepin e qytetarëve, por edhe reduktojnë ngarkesën mbi sistemin e stërvjetër elektro-energjetik të Kosovës gjatë muajve të dimrit./rtk

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.