KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

71 për qind e aktiviteteve në Prishtinë, miratohen lokacionet për “Prishtina 2030”

71 për qind e aktiviteteve në Prishtinë, miratohen lokacionet për “Prishtina 2030”

Kuvendi i Kryeqytetit ka votuar të premten lokacionet për projektet strategjike që lidhen me organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se, bazuar në masterplanin e miratuar, 71 për qind e aktiviteteve të Lojërave Mesdhetare të vitit 2030 pritet të zhvillohen në kryeqytet.

Në kuadër të projekteve të planifikuara për Prishtinën përfshihen Fshati Olimpik, Qendra Multisportive, Vertical Gym, Unaza e Qytetit, rrjeti i parkingjeve nëntokësore, Parku Botanik, si dhe projektet që parashihen të realizohen në zonën e Gollakut.

Rama ka thënë se këto projekte janë pjesë e një transformimi afatgjatë të kryeqytetit, duke theksuar se infrastruktura që do të ndërtohet për Lojërat Mesdhetare synohet të shërbejë edhe pas përfundimit të këtij organizimi.

“Çdo ditë ka rëndësi”, ka shkruar Rama në një postim në Facebook, duke theksuar se Prishtina ka më pak se katër vjet kohë për t’u përgatitur për organizimin e Lojërave Mesdhetare.

“Në 2030 organizojmë Lojërat. Për dekada pas tyre, Prishtina jeton me atë që ndërtojmë sot”, ka deklaruar Rama./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.