65 persona kanë mbetur të lënduar gjatë protestës së zhvilluar më 17 tetor 2026 në Tiranë, ndërsa 12 prej tyre vijojnë të jenë të shtruar në Spitalin e Traumës.
Sipas të dhënave të përditësuara nga Ministria e Shëndetësisë, mes të lënduarve janë 37 efektivë të Policisë, 24 protestues dhe 4 kalimtarë, mes të cilëve edhe një i mitur.
Ndërkohë, numri i përgjithshëm i personave të lënduar gjatë pesë ditëve të protestave në kryeqytet ka arritur në 272.
Nga totali, 169 janë punonjës të Policisë, 82 protestues dhe 21 kalimtarë./euronews
Burimi: lajmi.net ↗

