KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

“60 vjeç dhe më e fortë se kurrë”, Halle Berry mahnit me fotografitë e reja nga pushimet

“60 vjeç dhe më e fortë se kurrë”, Halle Berry mahnit me fotografitë e reja nga pushimet

Halle Berry ka festuar 60-vjetorin e saj me një seri fotografish nga pushimet, ku shfaqet në superformë dhe me shumë vetëbesim.

Aktorja, e cila mbushi 60 vjet të premten, pozoi me bikini bardh e zi pranë plazhit dhe pishinës, ndërsa në disa prej fotove tregoi edhe unazën e saj të fejesës.

Në përshkrimin e postimit, Berry shkroi: “Asgjë nuk është bardh e zi”, duke e shoqëruar me hashtagun “#leoseason”.

Fotot morën menjëherë vëmendjen e fansave, të cilët e komplimentuan për pamjen dhe energjinë e saj në këtë etapë të jetës, shkruan DailyMail.

Festimet e aktores nisën disa ditë më herët, kur ajo publikoi fotografi intime me të fejuarin e saj, muzikantin Van Hunt.

Në njërën prej tyre, çifti shfaqej duke u puthur në divan, ndërsa Berry kishte veshur një mantel të kuq prej mëndafshi. Fejesa e tyre u bë publike në shkurt.

Berry ka folur shpesh për mënyrën se si e sheh moshën dhe plakjen. Në një intervistë të fundit, ajo tha se 60-vjetori nuk e ka frikësuar, por përkundrazi e ka bërë të ndihet më e fortë, më e mençur dhe më në kontroll të jetës së saj.

“Jam versioni më i mirë i vetes për momentin dhe jam shumë e lumtur që jam ende këtu dhe e shëndetshme”, është shprehur aktorja.

Ajo ka theksuar gjithashtu se nuk dëshiron të ndihet e padukshme në Hollywood dhe se synon të jetë “më e zhurmshme se kurrë” në një industri ku gratë shpesh përballen me paragjykime për moshën. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.