KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

58-vjeçari shqiptar plagoset rëndë nga një 17-vjeçar në Greqi

58-vjeçari shqiptar plagoset rëndë nga një 17-vjeçar në Greqi

Një incident i rëndë ka ndodhur në Agia Galini të Kretës, në Greqi, ku një 58-vjeçar me origjinë shqiptare është plagosur rëndë me thikë nga një 17-vjeçar vendas.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, në banesën e 58-vjeçarit, i cili jeton dhe punon prej vitesh në zonë së bashku me familjen e tij.

Sipas informacioneve paraprake të mediave greke, gjatë një konflikti, 17-vjeçari e ka goditur dy herë me thikë në bark 58-vjeçarin dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Deri më tani, motivet e sulmit mbeten të paqarta.Gjendja e të plagosurit është konsideruar tepër kritike për shkak të hemorragjisë së rëndë. Ai u transportua fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Moires, ku mori ndihmën e parë, dhe më pas u dërgua me ambulancë në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Heraklionit (PAGNI). /A2

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.