Ministria e Financave ka ftuar kompanitë e kualifikuara të konsulencës të shprehin interesimin për ofrimin e shërbimeve të verifikimit të pavarur në kuadër të Projektit për Zhvillimin e Sektorit Financiar në Kosovë, i mbështetur nga Banka Botërore.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se përmes një financimi prej 49.3 milionë eurosh nga Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA), projekti synon forcimin e stabilitetit financiar dhe promovimin e përfshirjes financiare në Kosovë, duke fuqizuar Fondin e Sigurimit të Depozitave, përmirësuar qasjen në financa për ndërmarrjet dhe mbështetur zhvillimin e sistemeve të pagesave më të shpejta.
“Afati i fundit për dorëzimin e shprehjeve të interesimit: 22 tetor 2026, ora 16:00”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

