Fiks 32 vjet më parë, më 17 nëntor 1994, Ushtria Çlirimtare e Kosovës mori emrin me të cilin do të njihej në historinë e luftës për çlirimin e vendit.
Ky emër iu vu në një takim të madh të mbajtur në Zvicër, ndërsa UÇK-ja më pas u bë forca që iu kundërvu ushtrisë dhe forcave serbe.
Pikërisht në këtë datë, më 17 nëntor 2026, Gjykata Speciale në Hagë do të shpallë aktgjykimin ndaj njërit prej ish-udhëheqësve të saj, Hashim Thaçi, njofton Klankosova.tv.
Vendimi do të bëhet i ditur nga ora 10:00, në rastin ku Thaçi, së bashku me Bashkim Smakajn, Fadil Fazliun, Isni Kilajn dhe Hajredin Kuçin, akuzohet për vepra që lidhen me pengimin e drejtësisë.
Sipas pretendimeve të Prokurorisë, pesë të akuzuarit tentuan të ndikonin te disa dëshmitarë të paraqitur në procesin gjyqësor për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Prokuroria ka kërkuar gjashtë vjet burgim për Thaçin, nga tre vjet për Smakajn, Fazliun dhe Kilajn, si dhe nëntë muaj burgim për Kuçin.

