KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

300 makina klasike në ankand në SHBA, disa nisin nga vetëm 50 cent

300 makina klasike në ankand në SHBA, disa nisin nga vetëm 50 cent

Për disa familje trashëgimia mund të jetë bizhuteri, orë apo mobilie të vjetra.

Por familja Born në Kolorado ka lënë pas një koleksion shumë më të pazakontë: qindra makina dhe kamionë klasikë.

Pas tre brezash mbledhjeje, rreth 300 automjete e tabela do të dalin në ankand më 19 shtator në Eaton, Colorado.

Në mesin e tyre ka shumë modele të hershme të Ford, përfshirë një Ford Model T të vitit 1912, disa Model A, një Ford Roadster të vitit 1932, si dhe dhjetëra makina, kamionë dhe projekte restaurimi të viteve ’30 dhe ’40.

Por koleksioni nuk kufizohet vetëm te Ford.

Në ankand do të ketë edhe modele të vjetra Chevrolet, Pontiac, Oldsmobile, Dodge, Plymouth dhe International, përfshirë një Chevrolet Bel Air të vitit 1964 dhe një Pontiac Firebird Esprit të vitit 1974.

Ajo që e bën ankandin edhe më interesant është se ofertat për disa prej automjeteve nisin nga vetëm 50 cent.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se blerësit do të mund të marrin një makinë klasike për disa centë, pasi çmimet pritet të rriten gjatë ankandit.

Ankandi nis më 19 shtator, ndërsa automjetet mund të shihen një ditë më herët.

Organizatorët ofrojnë edhe mundësinë e ofertimit online.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.