KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

30 vjet burg për mashtrimin me fondet e ushqimit për fëmijët në SHBA

30 vjet burg për mashtrimin me fondet e ushqimit për fëmijët në SHBA

Një 37-vjeçar në Shtetet e Bashkuara është dënuar me 30 vjet burg për përfshirjen në një skemë të mashtrimit me fondet federale të dedikuara për ushqimin e fëmijëve në nevojë gjatë pandemisë COVID-19.

Salim Said, i cili drejtonte restorantin Safari në Minneapolis, akuzohej se kishte fryrë ndjeshëm numrin e vakteve të ushqimit për të përfituar pagesa nga programi federal, transmeton Klankosova.tv.

Sipas prokurorisë, ai ishte përgjegjës për mashtrimin me rreth 44 milionë dollarë.

Prokurorët thanë se Said pretendonte se shpërndante deri në 6 mijë vakte në ditë, ndërsa pamjet e vëzhgimit të FBI-së tregonin rreth 40 persona që vinin për të marrë ushqim çdo ditë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.