KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

29 shkolla në Gjakovë pajisen me aparate moderne për pastrimin e dyshemeve

29 shkolla në Gjakovë pajisen me aparate moderne për pastrimin e dyshemeve

Komuna e Gjakovës ka njoftuar se Drejtoria e Arsimit ka ndarë pajisje moderne për pastrimin e dyshemeve për 29 shkolla në tërë territorin e komunës.

Sipas njoftimit, pajisjet e reja janë siguruar nga buxheti komunal dhe synojnë përmirësimin e kushteve të higjienës dhe pastërtisë në institucionet arsimore.

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), Hysen Brahimaj, ka bërë të ditur se këto pajisje moderne do të ndikojnë dukshëm në ngritjen e nivelit të pastërtisë nëpër shkolla.

Pajisja e shkollave me këto mjete pritet të lehtësojë procesin e mirëmbajtjes dhe të krijojë një mjedis më të pastër për nxënësit dhe stafin arsimor. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.