KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

28 ditë nga aksidenti i rëndë në Gjakovë, humb jetën fëmija trevjeçar – pesë persona ishin lënduar në përplasjen e dy veturave

28 ditë nga aksidenti i rëndë në Gjakovë, humb jetën fëmija trevjeçar – pesë persona ishin lënduar në përplasjen e dy veturave

Një aksident trafiku i ndodhur ditë më parë në Gjakovë, i mori jetën një personi.

Policia ka njoftuar se aksidenti në mes dy automjeteve, njëri me targa të Shqipërisë ngasës i dyshuari mashkull i Shqipërisë dhe tjetri me targa vendore drejtues mashkull.

Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kishin pësuar pesë persona: Tri femra dhe dy meshkuj-  njëri i dyshuari i cili pas tretmanit mjekësor ishte dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët kanë pranuar tretman mjekësor.

Më 24.11.2026 është raportuar se e lënduara femër-fëmijë e cila ka qenë duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime.

Bëhet fjalë për vogëlushen L.S., e cila kishte qenë njëra nga pesë personat e lënduar në aksidentin e 27 tetorit.

Aksidenti kishte ndodhur rreth orës 17:25, në fshatin Zhubë, përgjatë aksit rrugor Gjakovë–Prush, ku ishin përplasur një Volkswagen Tiguan dhe një Suzuki Vitara./Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.