Cristiano Ronaldo i ka dhënë fund aventurës 23-vjeçare me Kombëtaren e Portugalisë. Ylli portugez njoftoi më 5 nëntor tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar, duke përmbyllur një kapitull të jashtëzakonshëm të karrierës së tij.
CR7 largohet si golashënuesi më i mirë në histori të kombëtareve, me 146 gola në 234 paraqitje. Gjatë kësaj periudhe ai fitoi Kampionatin Evropian në vitin 2016 dhe dy herë Ligën e Kombeve, në vitet 2019 dhe 2025.
Ronaldo e shoqëroi vendimin me një letër emocionuese, në të cilën falënderoi bashkëlojtarët, trajnerët, familjen dhe tifozët portugezë.
Ai pranoi se kishte përjetuar edhe dështime e momente të vështira, por theksoi se nuk ishte dorëzuar kurrë.
“Fanella me numrin 7 do të mbetet, ndërsa krenaria që e kam bartur do të jetë përgjithmonë imja. Portugalia do të jetë gjithmonë brenda meje”, shkroi legjenda e futbollit. /Zëri

