KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

21 të lënduar u mjekuan te Trauma, si paraqitet gjendja e të riut të lënduar para Ministrisë së Arsimit?

21 të lënduar u mjekuan te Trauma, si paraqitet gjendja e të riut të lënduar para Ministrisë së Arsimit?

Detaje të reja janë bërë me dije lidhur me protestuesit dhe efektivët e plagosur gjatë protestave studentore në Tiranë por edhe në qytetet e tjera ku janë zhvilluar protesta. Mësohet se në Spitalin Universitar të Traumës 21 persona kanë marrë trajtim mjekësor.

Sipas njoftimit mes të lënduarve janë 8 policë, 10 protestues dhe 3 kalimtarë.

Lidhur me të riun i cili u plagos nga policia para Ministrisë së Arsimit, bëhet me dije se 21-vjeçari është nën monitorim dhe se nuk rezulton me rrezik për paralizë ose për ndërhyrje kirurgjikale.

Në spitalin rajonal të Vlorës 3 persona kanë marrë ndihmë mjekësore. Mes tyre edhe një polic. Ndërkohë në qytetin e Lezhës është lënduar një e mitur e cila pas marrjes së ndihmës mjekësore ka dalë nga spitali, raporton euronews.al.

Njoftimi i plotë:

Gjatë ditës së djeshme, në Spitalin Universitar të Traumës 21 persona kanë marrë trajtim mjekësor në strukturat shëndetësore, nga të cilët:

8 efektivë të Policisë;

10 protestues, mes tyre 3 të mitur;

3 kalimtarë.

Nga personat e lënduar, dy prej tyre janë ende duke marrë shërbim. Një kalimtar (gjendja stabël) dhe një protestues, 21 vjeç, i cili po trajtohet dhe monitorohet nga ekipi i neurokirurgjisë.

Aktualisht, nuk ka indikacion për ndërhyrje kirurgjikale dhe nuk rezulton rrezik për paralizë.

Të gjithë personat e tjerë kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë larguar nga spitali me këshillën e mjekut, jashtë rrezikut për jetën.

Spitali rajonal Vlorë

1 efektiv i policisë (ka marrë trajtimin dhe ka lënë spitalin)

2 të mitur (kanë marrë trajtimin dhe kanë lënë spitalin)

Spitali rajonal Lezhë

Një e mitur (ka marrë trajtim dhe ka lënë spitalin)

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.