KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

20-vjeçari Endrit Azemi ka nevojë urgjente për ndihmë në luftën kundër leukemisë

20-vjeçari Endrit Azemi ka nevojë urgjente për ndihmë në luftën kundër leukemisë

Endrit Azemi, 20-vjeçar, po përballet me një betejë të vështirë shëndetësore, pasi është diagnostikuar me Leukemi Limfoblastike Akute të qelizave B (B-ALL, CD19-pozitive).

Familja e tij ka bërë të ditur se, pas shqyrtimit të dokumentacionit mjekësor të dërguar nga Kosova, spitali Acıbadem në Turqi ka përgatitur planin zyrtar të trajtimit dhe vlerësimin e kostos, e cila sipas tyre arrin në 253 mijë e 770 euro.

Kjo shumë paraqet një barrë të rëndë financiare për familjen, e cila ka bërë thirrje për ndihmë dhe solidaritet nga qytetarët.

LINKU: https://www.gofundme.com/f/ndihmo-endrit-azemin-ne-luften-kunder-leukemise?attribution_id=sl%3A387beb53-4e33-4ca7-9374-94a2c54c2918&lang=en_GB&ts=1794231814&utm_campaign=fp_sharesheet&utm_content=amp30-treatment-3-social&utm_medium=customer&utm_source=facebook&cp_src=d

Çdo kontribut, sado i vogël, mund të ndihmojë Endritin të sigurojë trajtimin e nevojshëm. Familja u bën apel të gjithë atyre që kanë mundësi të kontribuojnë, por edhe ta shpërndajnë thirrjen për ndihmë, në mënyrë që ajo të arrijë te sa më shumë njerëz.

Në këtë betejë, solidariteti dhe mbështetja e secilit kanë rëndësi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.