2Ton, Ermal Fejzullahu dhe Ronela Hajati, kanë prezantuar ditën e sotme (e enjte) këngën e re.
“Lema Lema” titullohet bashkëpunimi i tyre, i cili vjen i kompletuar edhe nga ana vizuale.
Melodia dhe teksti është krijuar nga artistët në bashkëpunim me Ghulon me producim nga Ero.
Videoja i është besuar produksionit, “Fullmoon production”.
Ata vijnë me paraqitje e stil të veçantë, secili në zhanrin që i përket, që nga fillimet e karrierës.
Të plotë tashmë këngën e gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të 2Ton.
Besohet që do të pëlqehet nga publiku e do ta marrë suksesin e merituar. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com