Barcelona po përballet me një problem serioz në repartin defensiv. Skuadra katalanase ka shkuar në 18 ndeshje radhazi në Ligën e Kampionëve pa arritur të përfundojë një takim pa pranuar gol.
Herën e fundit që Barça e mbylli një ndeshje evropiane me portën e paprekur ishte në prill të vitit 2025, kur mposhti Borussia Dortmundin me rezultat 4-0.
Që nga ajo kohë, mbrojtja e Hansi Flickut ka pësuar gola në çdo ndeshje të zhvilluar në këtë garë. Për më tepër, në nëntë nga 12 ndeshjet e fundit evropiane, Barcelona ka pësuar golin e parë.
Tani, katalanasit synojnë ta ndërpresin këtë seri negative në përballjen me Aston Villan. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

