KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

17 raste vjedhjesh dhe 23 të arrestuar me urdhëresa gjykate gjatë javës në rajonin e Ferizajt

17 raste vjedhjesh dhe 23 të arrestuar me urdhëresa gjykate gjatë javës në rajonin e Ferizajt

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë periudhës 20-26 prill 2026 ka ndërmarrë masa për parandalimin dhe trajtimin e incidenteve në rajon, ndërsa janë raportuar 17 raste të vjedhjeve dhe janë arrestuar 23 persona të kërkuar me urdhëresa gjykate.

Sipas komunikatës, në kategorinë e veprave penale kundër pasurisë janë raportuar gjithsej 17 raste të vjedhjeve. Prej tyre, 11 raste janë raportuar në Ferizaj, katër në Kaçanik dhe dy në Han të Elezit.

Në të njëjtën periudhë, Policia ka bërë të ditur se në rajonin e Ferizajt nuk është raportuar asnjë rast i dhunës në familje.

Sa i përket realizimit të urdhëresave të gjykatës, Policia njofton se ka arrestuar 23 persona të kërkuar me urdhëresa nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.

Policia Rajonale e Ferizajt ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë për parandalimin dhe luftimin e krimit, duke theksuar se rastet kriminale mund të raportohen në stacionin më të afërt policor, përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”, si dhe në numrat kujdestarë 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. Sipas policisë, konfidencialiteti i të dhënave të raportuesve do të ruhet plotësisht. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.