Një sasi prej 160 kilogramësh mish pa dokumentacion përcjellës është zbuluar në një veturë të ndaluar për kontroll në fshatin Novosellë të Kamenicës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar më 17 tetor, rreth orës 13:15, kur është ndaluar një veturë me targa lokale, e drejtuar nga një i dyshuar kosovar.
“Raportohet se është ndaluar vetura me targa lokale që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit është vërejtur se transportonte 160 kg mish pa dokumente përcjellëse”, thuhet në raportin e Policisë.
Malli i konfiskuar i është dorëzuar Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) për procedura të mëtejme. /Lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

