KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

16 persona të vdekur dhe 13 të lënduar në një shpërthim në një fabrikë çeliku në Izmir të Turqisë

16 persona të vdekur dhe 13 të lënduar në një shpërthim në një fabrikë çeliku në Izmir të Turqisë

Të paktën 16 persona humbën jetën dhe 13 të tjerë u plagosën nga një shpërthim në një fabrikë çeliku në provincën Izmir, në Turqinë perëndimore, të hënën – njoftoipresidenti Recep Tayyip Erdoğan, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për këtë ngjarje tragjike.

Duke folur pas një mbledhjeje të kabinetit në Kompleksin Presidencial në Ankara, Erdoğan deklaroi se janë nisur hetime gjyqësore dhe administrative për të përcaktuar shkakun e shpërthimit në distriktin Aliağa të Izmirit dhe për të identifikuar personat përgjegjës.

“Është hapur një hetim për shpërthimin, si në rrafshin gjyqësor ashtu edhe në atë administrativ. Do të zbardhen shkaku dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike, e cila e ka pikëlluar thellë kombin tonë, si dhe do të përcaktohen rastet e mundshme të neglizhencës dhe personat përgjegjës,” tha presidenti.

Shpërthimi ndodhi rreth mesditës, gjatë procesit të derdhjes së çelikut në fabrikën e hekur-çelikut HABAŞ, në distriktin Aliağa, bëri të ditur Zyra e Guvernatorit të Izmirit përmes një deklarate.

Sipas Zyrës së Guvernatorit, vlerësimet paraprake tregojnë se një vinç i varur është shkëputur dhe ka rënë brenda një furre elektrike, duke shkaktuar kështu shpërthimin.

Shpërthimi shkaktoi një zjarr në objekt, çka solli ndërhyrjen e zjarrfikësve, ekipeve mjekësore dhe personelit të kërkim-shpëtimit. Të plagosurit janë dërguar në spitalet e zonës për trajtim mjekësor.

Autoritetet kanë nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë për të gjetur 10 persona që raportohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

Dëshmitarët e përshkruan shpërthimin si jashtëzakonisht të fuqishëm, duke treguar se toka u drodh dhe nga fabrika u ngrit një tym i dendur e i zi.

“Ishte sikur toka nën këmbët tona të ishte zhvendosur. Mendova se ishte tërmet,” tha për Agjencinë Anadolu (AA) dëshmitari Deniz Ülker, duke përshkruar momentet pas shpërthimit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.