KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

15 vjet nga marrëveshja, Kurti: Serbia nuk e dorëzoi as kopjen e dokumentacionit kadastral

15 vjet nga marrëveshja, Kurti: Serbia nuk e dorëzoi as kopjen e dokumentacionit kadastral

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Serbia ende nuk ia ka dorëzuar Kosovës dokumentacionin kadastral, ndonëse marrëveshja për këtë çështje është nënshkruar më 2 shtator 2011.

Gjatë pjesëmarrjes në eventin përmbyllës të projektit PIAKOS, të organizuar nga Qendra për Avokim dhe Trajnim (ATRC) dhe Banka Botërore, Kurti ka thënë se kanë kaluar 15 vjet nga marrëveshja, ndërsa Serbia nuk ka dorëzuar as kopjen e dokumentacionit.

“Janë bërë më shumë se 15 vjet që Serbia nuk na ka dorëzuar dokumentacionin kadastral, edhe pse marrëveshja ndërshtetërore është nënshkruar më datë 2 shtator 2011. Pra, në muajin e kaluar janë bërë 15 vjet që Bashkimi Evropian u ka dhënë 2 milionë euro donacion, e ata s’na e kanë dorëzuar as kopjen e dokumentacionit kadastral, se le më origjinalin”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri ka theksuar se, pavarësisht kësaj çështjeje, institucionet e Kosovës dhe shoqëria civile po vazhdojnë bashkëpunimin për përmirësimin e shërbimeve kadastrale dhe zgjidhjen e problemeve pronësore të qytetarëve.

“E pavarësisht kësaj vështirësie e këtyre sfidave, Agjensioni Kadastral, qeveria e ministrit edhe për planifikim hapësinor, institucionet e shtetit dhe shoqëria civile po punojnë bashkë që të bëjnë më të mirën e mundshme për qytetarët e Republikës”, ka përfunduar Kurti.

 

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.