KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

15 milionë euro shtesë për “Bechtel dhe Enka” nga buxheti i Maqedonisë së Veriut

15 milionë euro shtesë për “Bechtel dhe Enka” nga buxheti i Maqedonisë së Veriut

Ministria e Financave do t’i paguajë edhe 15 milionë euro shtesë kompanisë “Bechtel dhe Enka”, ndërtuesit të autostradave të Korridorit 8 dhe 10D, deri në fund të vitit. Këto fonde vijnë nga mbetjet e pashpenzuara të buxhetit, të cilat fillimisht ishin parashikuar për qëllime të tjera.

Qeveria ndryshoi programin e financimit në seancën e 11 dhjetorit, duke rritur pagesën për Ndërmarrjen Publike “Rrugët Shtetërore” (investitori i projekteve Tetovë-Gostivar-Bukojçan, Trebnishtë-Strugë-Qafë Thanë dhe Prilep-Manastir) nga 124 në 139 milionë euro për vitin 2025 përmes Ministrisë së Transportit. Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, kishte paralajmëruar më herët këtë prerasporedim, duke theksuar se pjesa më e madhe e 200 milionë eurove të rialokuara do të shkojë për “Bechtel dhe Enka”.

Financimi i projektit me vlerë 1.3 miliardë euro realizohet drejtpërdrejt nga buxheti shtetëror, ndryshe nga projektet e tjera të mëdha që financohen me kredi ndërkombëtare. Sipas drejtorit të “Rrugëve Shtetërore”, Koce Trajanovski, në kantieret e Tetovës dhe Gostivarit punojnë rreth 1200 persona dhe mbi 750 makineri, ku 60% e furnitorëve dhe 90% e nënkontraktorëve janë kompani vendase. Punimet filluan më 22 prill 2023, por ende nuk ka nisur delnica Trebnishtë-Qafë Thanë për shkak të nevojës për rishikim të trasës për të ruajtur statusin e mbrojtur të Liqenit të Ohrit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.