KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

149 inspektime në treg, 18 gjoba, 16 mijë lodra të pasigurta dhe mbi 3 kg metale të çmuara të bllombuara

149 inspektime në treg, 18 gjoba, 16 mijë lodra të pasigurta dhe mbi 3 kg metale të çmuara të bllombuara

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka intensifikuar aktivitetet për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e sigurisë së produkteve, duke realizuar 149 inspektime vetëm gjatë javës së fundit, ku ka shqiptuar 18 gjoba dhe ka ndaluar vendosjen në treg të 16 mijë lodrave të pasigurta.

Gjatë javës, inspektorët kanë zhvilluar kontrolle në tregun e brendshëm dhe në zonat doganore, me fokus në sigurinë e produkteve, mbikëqyrjen e çmimeve, cilësinë dhe konformitetin e produkteve, si dhe respektimin e legjislacionit në fuqi, transmeton Klankosova.tv.

Sipas njoftimit, nga gjithsej 149 inspektime, 77 lëndë janë mbyllur, ndërsa 72 kanë mbetur në procedurë, për shkak të kërkesës për dokumentacion shtesë ose nevojës për eliminimin e parregullsive të konstatuara. Brenda këtij aktiviteti janë realizuar edhe 16 ri-inspektime.

“Një nga rezultatet më të rëndësishme të javës është ndalimi i 16,000 lodrave të pasigurta “Slime”, pas shtatë inspektimeve të përbashkëta me Doganat e Kosovës, në kuadër të aksioneve të planifikuara me projektin e GIZ-it. Ky veprim synon parandalimin e vendosjes së produkteve të pasigurta në treg dhe mbrojtjen e konsumatorëve, veçanërisht të fëmijëve”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrolleve, inspektorët kanë shqiptuar 18 gjoba për shkelje të ndryshme ligjore, duke përfshirë mospërputhjen e çmimeve, mungesën e deklaracioneve të produkteve, moskonformitetin e produkteve të ndërtimit dhe mosrespektimin e urdhrave të inspektorëve.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe tregtimit të metaleve të çmuara. Për mungesë të dokumentimit të shenjëzimit të këtyre produkteve janë shqiptuar tetë gjoba, ndërsa janë bllombuar gjithsej 3,892.13 gramë metale të çmuara.

“Aktivitetet mbikëqyrëse kanë përfshirë gjithashtu kontrolle në sektorin e naftës dhe derivateve të saj, verifikimin e mjeteve matëse dhe njehsorëve elektrikë, peshën e bukës në furra, produktet e kozmetikës, produktet e ndërtimit dhe udhërrëfyesit turistikë”.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.