TË FUNDIT

    35 milionë euro dëmi fillestar, Ramiz Kelmendi: Kam stabilitet, asnjë pagesë nuk do vonohet

    March 25, 2023

    ​Osmani: S’mund të ketë paqe e stabilitet pa drejtësi për krimet që i bëri Serbia

    March 25, 2023

    Joseph: Deklarata e Hill për bombardimet e pamençur, por me kohën do të kuptohet gjesti i tij

    March 25, 2023
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»130 mijë vetura hyjnë brenda ditës në Prishtinë, ky është plani i komunës për kaosin në trafik
    Lajme

    130 mijë vetura hyjnë brenda ditës në Prishtinë, ky është plani i komunës për kaosin në trafik

    By A.JMarch 10, 2023
    Facebook Twitter WhatsApp Email Pinterest LinkedIn Tumblr
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email





    Nënkryetar i Prishtinës Alban Zogaj, në një intervistë ai ka folur për katër projektet madhore, sipas tij të kryetarit Përparim Rama, që do të realizohen gjatë mandatit katër vjeçar , e që janë Rruga A, lidhja e Lagjes Arbëria me Qendrën, Sheshin Xhorxh Bush, testimin e komunikacionit në Prishtinë, qentë endacak, urbanizmin dhe çështjen e mbeturinave në kryeqytet.

    Zogaj, ka thënë se nga tri testimet që kanë bërë gjatë vikendeve në komunikacion, kanë vërejtur se 130 mijë vetura hyjnë në kryeqytetin e Kosovës, vetëm brenda një dite.

    “Trafiku në Prishtinë është i ngarkuar dhe ne jemi shumë të vetëdijshme për këtë problem dhe që është një ndër problemet e mëdha të Prishtinës dhe duhet theksuar se 130 mijë vetura në ditë na hyn në kryeqytet nga jashtë kryeqytetit dhe ato kur vinë në Prishtinë, ato duan të parkohen, kryesisht sepse vijnë për biznes, për shkak të institucioneve, vijnë për të punuar në kryeqytet. Prishtina është gravitacion i biznesit, punës e ambasadave e institucioneve të tjera. Zgjidhja për ne është, që të krijojmë parkingje, të cilat do të jenë në periferi e ku ne do t`i ndalim veturat që të mos hyjnë të gjitha në qendër. Kjo është njëra prej zgjidhjeve që e mendojmë ne”, thotë ai.

    Sipas Alban Zogajt, komuna e Prishtinë ka në plan ndërtimin e shkollave dhe çerdheve jashtë periferisë së kryeqytetit, meqë sipas tij, ngarkesat në komunikacion, vijnë nga prindërit dhe të tjerët që sjellin fëmijët e tyre në shkolla apo çerdhe të ndryshme brenda kryeqytetit.

    Ai ka thënë, se nga testimet që kanë bërë për unazën, ekspertët dhe task forca e komunës, për këtë çështje kanë ardhur në një përfundim – unaza e brendshme duhet të kthehet në një rrugë njëkahore.

    “Ne në plan i kemi 7 shkolla që do ti ndërtojmë në komunën e Prishtinës, për 3 i kemi nënshkruar kontratat dhe presim tash në pranverë fillimin e punëve në këto tri shkolla. Kemi marrëveshje me Bankën Botërore dhe sektori privat i ndërton kurse, sektori publik, pra komuna paguan afat gjatë për shkollat. Të njëjtin model do ta përsërisim edhe për 4 ose 5 shkolla të reja, veç jemi në procedura pra sivjet me 3, vitin e ardhëm me 4 shkolla e që të gjitha janë në periferi të Prishtinës. Pra këto 3 të parat fillojmë në Veternik, në lagjen Qëndresa, fillojmë në Sofali dhe mendojmë që kjo menjëherë e zgjidh problemin e komunikacionit. Testet që i kemi bërë, 3 teste më 2022 dhe ato teste janë bërë për të mbledhur të dhëna dhe për të analizuar efektet. Ne kemi mbledh shumë të dhëna nga ato teste në forma të ndryshme, me dronë me GPS, me pajisje të shumta dhe po i analizojmë me ekspertët tanë. E kemi një task forcë që po punon në këtë drejtim dhe shpejt vijmë deri te vendimi final, i cili me gjasë na çon drejt asaj që, unazën e brendshme te qytetit ta kthejmë në unazë njëkahore, sepse konsiderojmë se qarkullimi i veturave do të jetë më i shpejt sesa që është aktualisht”, thotë Zogaj për gazetablic.





    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    35 milionë euro dëmi fillestar, Ramiz Kelmendi: Kam stabilitet, asnjë pagesë nuk do vonohet

    March 25, 2023

    ​Osmani: S’mund të ketë paqe e stabilitet pa drejtësi për krimet që i bëri Serbia

    March 25, 2023

    Joseph: Deklarata e Hill për bombardimet e pamençur, por me kohën do të kuptohet gjesti i tij

    March 25, 2023

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp

    AKTUALE

    Lajme

    35 milionë euro dëmi fillestar, Ramiz Kelmendi: Kam stabilitet, asnjë pagesë nuk do vonohet

    By A.JMarch 25, 20230

    Dëmi fillestar nga zjarri i sotëm i cili filloi rreth orëve të mëngjesit në qendrën…

    ​Osmani: S’mund të ketë paqe e stabilitet pa drejtësi për krimet që i bëri Serbia

    March 25, 2023

    Joseph: Deklarata e Hill për bombardimet e pamençur, por me kohën do të kuptohet gjesti i tij

    March 25, 2023

    Kica-Xhelili: Vendimi për rrëzimin e Qeverisë Hoti dikur ishte i mirë për Haxhiun, tani s’qenka i mirë

    March 25, 2023

    TË TJERA

    Kiara bën gati valixhet, Luizi shpërthen në lot – VIDEO

    March 25, 2023

    Xhuli dhe Bruno vizitojnë Fadil Nurën në Skenderaj

    March 25, 2023

    E pafat Flaka Loxha, mposhtet nga xhudistja serbe

    March 24, 2023

    Pas fitores së Stresit në BBVK, Vedati jep lajmin e madh me një ‘thumb’

    March 24, 2023
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.net

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    35 milionë euro dëmi fillestar, Ramiz Kelmendi: Kam stabilitet, asnjë pagesë nuk do vonohet

    March 25, 2023

    ​Osmani: S’mund të ketë paqe e stabilitet pa drejtësi për krimet që i bëri Serbia

    March 25, 2023

    Joseph: Deklarata e Hill për bombardimet e pamençur, por me kohën do të kuptohet gjesti i tij

    March 25, 2023
    © 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    • Ownership & Funding Info
    • Corrections Policy
    • Ethics Policy
    • Fact-Checking Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.