KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

“11 vite më parë”, Amanda Holden rikrijon fotografinë me vajzat dhe mahnit me pamjen në Greqi

“11 vite më parë”, Amanda Holden rikrijon fotografinë me vajzat dhe mahnit me pamjen në Greqi

Amanda Holden, 55 vjeçe, ka tërhequr vëmendjen me pamjen e saj gjatë pushimeve familjare në Greqi, teksa ndau në rrjetet sociale një fotografi me dy vajzat e saj, Lexi, 20 vjeçe, dhe Hollie, 14 vjeçe.

Prezantuesja britanike u shfaq e buzëqeshur pranë vajzave, e veshur me një fustan veror në ngjyrë portokalli të thellë, me një stil bohem që i vinte në pah linjat.

Amanda dukej në formë dhe me një pamje elegante, ndërsa familja po shijon ditët e pushimit në Greqi, shkruan DailyMail.

Krahas fotografisë së re, Amanda ndau edhe një imazh të 11 viteve më parë, duke treguar se sa shumë janë rritur vajzat e saj ndër vite.

Në fotografinë e vjetër, ajo shfaqej me një fustan të bardhë gjatë një tjetër pushimi familjar dhe shkroi: “Njëmbëdhjetë vjet më parë sot”, shoqëruar me një emoji që përlotet.

55-vjeçarja ndau gjithashtu një tjetër moment nga pushimet, këtë herë për të festuar faktin se ajo dhe Lexi kanë marrë lejet për drejtimin e varkës.

Në fotografi, nënë e bijë shfaqen të buzëqeshura, duke shijuar kohën së bashku.

Pushimet në Greqi duket se kanë qenë një mundësi për Amanda-n që të kalojë kohë me familjen dhe të krijojë kujtime të reja, ndërsa fotografitë e saj kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.